Pasi u publikua lajmi se Al Pacino dhe e dashura e tij Noor Alfallah do të kenë së shpejti një fëmijë, jeta e saj private tërhoqi vëmendjen e publikut.
Dyshja u njohën gjatë pandemisë dhe shumë shpejt hynë në një lidhje romantike, 29-vjeçarja më parë ka qenë në lidhje me Mick Jagger.
“Nuk më intereson fare mosha. Zemra nuk di çfarë sheh, di vetëm se çfarë ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze dhe isha shumë e lumtur”, kishte thënë ajo në një intervistë për revistën Rolling Stones në vitin 2018.
Pas rokerit legjendar, ka qenë në romancë me miliarderin Nicolas Berggruen, si dhe ka qenë e lidhur edhe me Clint Eastwood, megjithëse i ka mohuar thashethemet për lidhjen me filmbërësin ikonik.
“Ne nuk jemi bashkë. Nuk ka marrëdhënie dashurie. Ne jemi miq familjarë dhe kjo është e tëra”, ishte shprehur për Daily Mail në vitin 2019.
Noor është diplomuar për produksion filmi në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC) dhe e ka përfunduar masterin në të njëjtën fushë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles (UCLA).
Ajo është nënkryetare e Lynda Obst Productions. Rrjedh nga një familje e pasur. Babai i saj, Falah, është themeluesi i ThirtyOneCapital.