Whatsapp është padyshim një nga aplikacionet kryesore të komunikimit në mbarë botën, por sidomos në Shqipëri, teksa ka mjaft truqe apo “të fshehta” që mund të na e bëjnë eksperiencën në të më të lehtë.
Njëri prej tyre, është një mënyrë se si mund të lexojmë mesazhet që na i dërgojnë, por i fshijnë. Deri disa kohë më parë, mesazhet që dërgoheshin në Whatsapp nuk mund të fshiheshin, të bëheshin “delete” apo “unsend”, ndërsa sot ke mundësinë t’i editosh dhe sigurisht, t’i fshish për veten e për të tjerët.
Megjithatë, ka një truk mjaft të lehtë, që në fakt do pak “nerva” dhe “terezi”, që mund t’ju bëjë t’i lexoni mesazhet që diksuh i ka dërguar, më pas është penduar dhe i ka fshirë (ose thjesht i ka cuar gabim dhe s’ka dashur t’i lexosh).
Bëhet fjalë për veprim që është më i lehtë kur keni Iphone (por realizohet edhe me Android), ndërsa me siguri e dini që Iphone i bën back up automatikisht mesazheve, ashtu sic dërgohen dhe vijnë. E nëse doni të lexoni cfarë kanë qenë mesazhet origjinale që kanë dërguar e më pas hequr, atëherë fshijeni WhatsApp-in, instalojeni përsëri dhe zgjidhni “to restore chats via the backup”. Do ta shihni mesazhin e fshirë me lehtësi.