Skema e shtesave për fëmijë kishte 374,652 përfitues në shtator, me pagesa prej mbi 13.5 milionë eurosh. Ndërkaq, për pensionet bazike të moshës u shpenzuan mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues, transmeton KosovaPress.
Këto të dhëna i ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin për mirëqenien sociale për shtatorin 2026.
Sipas ASK-së, pensionet kontributpaguese të moshës kishin 47,738 përfitues, me pagesa prej rreth 11.7 milionë eurosh. Pensionet parciale kontributpaguese përfshinë 11,493 përfitues, për të cilët u ndanë rreth 2.5 milionë euro.
Në skemën e veteranëve u regjistruan 39,699 përfitues, me pagesa prej mbi 7.8 milionë eurosh. Për pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës u paguan rreth 3.8 milionë euro për 12,332 përfitues.
Nga skema e ndihmës sociale përfituan 14,664 familje, me pagesa prej rreth 2.2 milionë eurosh.
Pensionet për personat me aftësi të kufizuara përfshinë 21,644 përfitues, me shpenzime prej afro 3.6 milionë eurosh. Ndërsa skema për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara kishte 9,394 përfitues dhe pagesa prej 659,100 eurosh.
Mbështetje financiare morën edhe 6,817 lehona të papunësuara, me pagesa prej 3.42 milionë eurosh. Për 2,176 lehona të punësuara u ndanë rreth 1.1 milion euro.
Sipas ASK-së, skemat sociale mbështesin kryesisht të moshuarit, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.
