Shëndetësi

Ja përfitimet që banania i jep organizmit

Banania është një nga frutat më të shijshme dhe më të dobishme për organizmin, e pasur me vlera ushqimore, vitamina, fibra dhe ëmbëlsues natyralë si fruktoza dhe sukroza. E lirë dhe lehtësisht e disponueshme, ajo është një superushqim që duhet të bëhet pjesë e përditshme e dietës suaj.

Ky frut i verdhë është i pasur me kalium, i cili ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe mbron zemrën nga infarktet apo goditjet në tru. Gjithashtu, ndihmon në parandalimin e ngërçeve muskulore, sidomos nëse konsumohet para aktivitetit fizik.

Banania qetëson stomakun, lehtëson aciditetin dhe djegien e tij dhe është e sigurt për ata që vuajnë nga ulçera. Ajo ndihmon edhe në luftën kundër anemisë, pasi përmban hekur që stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Nëse ndihesh i stresuar, i lodhur ose me humor të keq, ha një banane! Ajo përmban tritofan, një aminoacid që trupi e kthen në serotoninë, hormonin e lumturisë, duke ndikuar pozitivisht në humorin dhe qetësinë mendore.

Përveç kësaj, banania ndihmon edhe në uljen e temperaturës së trupit, rregullimin e sheqerit në gjak dhe përmirësimin e tretjes, duke qenë zgjidhje natyrale për kapsllëkun dhe fryrjen.

Të Ngjashme