LifeStyle

Ja përse prindërit duhet të flasin me fëmijët për seksin

Kureshtja rreth seksit është hap natyral për të mësuar më shumë për trupin tonë. Edukimi seksual i ndihmon fëmijët ta kuptojnë trupin dhe u ndihmon të ndihen më pozitiv për trupat e tyre.

Fëmijët janë të interesuar në shtatzëninë dhe në bebe, e jo në ‘procesin e seksit’.

Diskutimi i seksit gjithashtu është pjesë e një komunikimi të hapur me fëmijën tuaj. Komunikimi i hershëm, i sinqertë dhe i hapur mes prindërve dhe fëmijëve është shumë i rëndësishëm, e veçanërisht kur fëmija bëhet adoleshent.

Nëse komunikimi i hapur është normal, fëmijët janë më të prirë të flasin me prindërit për të gjitha problemet tjera që i kanë gjatë adoleshencës, siç është depresioni, dashuriçkat, abuzimin me droga dhe alkool, e gjithashtu edhe për çështjet seksuale.

Strategjia më e mirë është ta filloni bisedën për seksin herët dhe ta vazhdoni me rritjen e fëmijës. Kjo u mundëson prindërve ta shmangin një bisedë të ‘madhe’ dhe aspak komforte kur fëmija e arrin moshën e adoleshencës [atëherë kur fëmija veçse është i (keq)informuar për seksin nga miqtë].

Këto biseda janë më të lehtat për t’i filluar kur e shihni një grua shtatzënë apo një bebe.

Kur prindërit flasin me prindërit rreth seksit, ata sigurohen se fëmijët i marrin informacionet e sakta. Prindërit, siç thonë ekspertët, duhet të jenë burimi kryesor i informacioneve të fëmijëve për seks.

Informacionet e sakta rreth seksit i mbrojnë fëmijët nga rreziqet e ndryshme kur të rriten.

Të Ngjashme