Kuriozitete

Ja pse nuk duhet t’i karikojmë kurrë telefonat në aeroporte apo qendra tregtare

Stacionet e karikimit në një aeroport ose qendër tregtare ndonjëherë mund të jenë shpëtimtare, por këto spote publike janë vendi numër një për hakerat, sipas bazës së FBI-së në Denver.

Sipas FBI-së, hakerët kanë gjetur mënyra për të përdorur stacionet e karikimit publik për të injektuar malware dhe për të gjurmuar një pajisje.
FBI-ja nuk është e vetmja agjenci federale që paralajmëron për rrezikun e paraqitur nga stacionet e karikimit. Disa paralajmërime janë postuar gjithashtu në faqen e internetit të FCC.

“Malware i instaluar përmes një porte të stacionit të karikimit mund të bllokojë pajisjen ose të kapë të dhëna personale apo edhe fjalëkalime. Kriminelët më pas mund ta përdorin këtë informacion për të hyrë në llogaritë në internet ose për t’ua shitur atë personave të tretë”.

Paralajmërimet e ekspertëve
Duke pasur parasysh se sa informacione personale ruhen në telefona këto ditë, vjedhje të tilla të fshehta mund të shkaktojnë dëme të mëdha.