Natyrisht pas një dreke të preferuar, na lind dëshira për të ngrënë diçka të ëmbël. Pavarësisht se ndjenja e urisë na mungon.
Trupi i njeriut është një sistem kompleks, në të cilin një sërë sinjalesh janë përgjegjëse për ndjenjën e ngopjes. Por këto sinjale ndonjëherë nuk funksionojnë siç pritej.
Disa shkencëtarë amerikanë kanë treguar se ngopja nuk varet nga stomaku, por dhe nga zorrët, domethënë kur stomaku dhe zorrët janë plot, receptorët dërgojnë një sinjal në tru dhe ne ndihemi të ngopur.
Leptina, e cila sekretohet nga adipocitet, është përgjegjëse për rregullimin afatgjatë të bilancit të energjisë. Sa më shumë ind dhjamor të ketë një person, aq më i lartë është niveli i leptinës.
Kur hamë, truri analizon sinjalet hyrëse dhe vendos se kur është koha për të ndaluar. Por nëse ju keni një dietë të çekuilibruar, si mungesa e proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme, trupi juaj mund të mendojë se ka ende vend për ushqime të tjera. Si rezultat, ka mungesë të lëndëve ushqyese dhe dëshira për të ngrënë rikthehet.
Edhe nëse ju do të keni një dietë të ekuilibruar, kërkesa për ëmbëlsira ose ushqime pas vakteve mund të shpjegohet edhe nga emocionet.
Nëse vëreni një dëshirë të pakontrolluar për të ngrënë dhe dyshoni se vjen për shkak të problemeve emocionale, është e rëndësishme të konsultoheni me një mjek. Syri.net- newsbomb.gr.
