Shëndetësi

Ja ushtrimi fizik që nuk kërkon pajisje të komplikuar dhe rregullon qëndrimin e trupit

Nëse kaloni shumë orë përkulur mbi kompjuter ose telefon, ndjeni lodhje në shpinë apo dëshironi të humbni peshë pa palestër, ka një ushtrim të thjeshtë por jashtëzakonisht efektiv që mund ta bëni në shtëpi: ecja e fermerit.

Ky ushtrim i njohur në botën e fitnesit dhe të fizioterapisë kërkon pak hapësirë dhe asnjë pajisje të komplikuar, mjaftojnë dy pesha të barabarta, si shtanga dore, shishe uji apo objekte të ngjashme.

Si funksionon?

Ecja e fermerit konsiston në ecjen e drejtë për disa metra duke mbajtur peshë në të dyja duart, me trupin të stabilizuar, shpatullat prapa dhe gjoksin lart. Sfida kryesore nuk është vetëm pesha që mbani, por ruajtja e posturës së saktë gjatë gjithë kohës.

Është një nga ato ushtrime që duket e thjeshtë derisa ta provosh,”, shpjegon fizioterapistja María Pérez për revistën spanjolle Telva.

Përfitimet

Ecja e fermerit aktivizon të gjithë trupin, duke përfshirë muskujt e:

-vitheve
-këmbëve
-parakrahëve
-shpinës
-shpatullave

Por më tepër se kaq, ai forcon edhe sistemin e brendshëm të stabilizimit të trupit, përfshirë dyshemenë pelvike, një zonë shpesh e lënë pas dore në stërvitjet e zakonshme.

Ky ushtrim ndihmon në:

1.Përmirësimin e ekuilibrit dhe koordinimit
2.Parandalimin e dhimbjeve të shpinës dhe shpatullave
3.Rritjen e forcës funksionale për aktivitete të përditshme

Si ta bëni në shtëpi?

Zgjidhni dy pesha të barabarta: shtanga dore, shishe uji ose qese me produkte të ngjashme.
Qëndroni drejt: shiko përpara, gjoksi lart, shpatullat prapa.
Ecni për 30 deri në 60 sekonda në vijë të drejtë, me hapa të qëndrueshëm.
Pushoni dhe përsëriteni 3-4 herë.

Për të maksimizuar përfitimet, eksperti sugjeron që pesha të jetë sfiduese, por jo aq sa të dëmtojë qëndrimin. Syri.net-Bovary.gr.

Të Ngjashme