Lajme

“Jam kureshtar aq sa ju”, Kurti u përgjigjet gazetarëve për presidentin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se është kureshtar po aq sa gazetarët për çështjen e presidentit.

“Jemi duke shkuar në mbledhjen e grupit parlamentar, besoni që ngapak edhe unë jam kureshtar si ju. Është çështje orësh deri sa të marrim vesh të gjitha bashkë”, tha Kurti.

GP i VV-së është mbledhur për ta diskutuar çështjen e presidentit, që është futur në orët vendimtare.

Nga ora 14:00 do të mblidhet edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Të Ngjashme