Këngëtarja e njohur turke Simge Sağın ka befasuar ndjekësit e saj me një deklaratë të veçantë gjatë një video-interviste me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini.
Gjatë intervistës, Simge ka treguar me krenari se është me origjinë shqiptare, duke theksuar se familja e saj vjen nga Peja, Kosova. Për të treguar lidhjen me identitetin e saj, ajo nuk ngurroi të bënte edhe shqiponjën, simbol të kulturës shqiptare.
Kur u pyet për qytetin e saj të preferuar, këngëtarja përmendi Prishtinën, duke treguar dashurinë dhe lidhjen personale me vendin e saj të origjinës.
Simge Sağın është një nga artistet më të njohura në Turqi, me projekte muzikore që kanë thyer kufijtë e tregut vendor. Këngët e saj në YouTube numërojnë miliona shikime, duke e vendosur atë ndër artistet më të dëgjuara të skenës turke.


