ShowBizzz

“Jam tym…”, Luizi i dërgon këtë mesazh publik Armaldos pasi e përmendi në DWTS

Përmendja e Luizit nga balerina e Armaldo Kllogjerit në DWTS, Marjana, solli shumë tension në marrëdhënien e tyre.

Armaldo e mori deklaratën e saj si një mungesë respekti ndaj tij, ndërsa nga ana tjetër balerina u shpreh se e gjitha ishte një shaka që nuk e priste ta irritonte kaq shumë tenorin.

Madje, mendimet e këtij të fundit shkuan deri atje sa ai të shprehej se Marjana është e inflirtuara e Luizit.

Për këtë deklaratë ka reaguar vetë këngëtari, i cili i ka dërguar një mesazh publik Armaldos përmes programit “DWTS Fan Club”, ku ai ishte i ftuar ditën e sotme.

Në formë shakaje, Luizi u shpreh se është bërë tym që iu zbulua e inflirtuara, por ia arriti qëllimit të eleminonte Armaldon.

Pas këtij mesazhi, tenori preferoi mos të jepte komente duke thënë: “Përderisa e ka thënë Luizi, nuk kam asnjë koment”.



lokimagazine