Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim anëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët morën pjesë në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Shqipëri.
Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari shprehu falënderimet për angazhimin e tyre në operacionin e kërkim shpëtimit në Klos, Shqipëri. Ai i lavdëroi pjesëtarët për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë misionit, i cili u realizua me sukses në kushte të ftohta dimërore.
Në përfundim të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e njësisë me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe e vlerësoi njësinë me një “mirënjohje” për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.