ShowBizzz

Jason Derulo paditet për ngacmim seksual

Këngëtari Jason Derulo është akuzuar për ngacmim seksual në një çështje ligjore të nisur nga një këngëtare e cila kishte nënshkruar me kompaninë e tij diskografike.

Emaza Gibson, të cilës iu ofrua një kontratë regjistrimi me kompaninë e Derulos, tani po e padit atë, duke pretenduar se ai i dha fund marrëdhënies së tyre të punës pasi ajo refuzoi kërkesat e tij seksuale.

Gibson ka thënë se ajo ka mbetur e “traumatizuar” nga përvoja, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Derulo i ka mohuar pretendimet, duke i quajtur ato “plotësisht të rreme dhe lënduese”.

Gibson paraqiti ankesën e saj kundër Derulos, të enjten në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke thënë se ai i premtoi “me keqdashje” suksesin dhe më pas ia mohoi mundësinë.

Ajo pretendon ngacmime seksuale, shkelje të kontratës, frikësim dhe dhunë, mes ankesave të tjera.