Astrologia Chrysanthi Kalogeri ka sjellë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan një parashikim të fortë dhe realist për javën e fundit të janarit, duke paralajmëruar një periudhë me sfida, tensione dhe vendime që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen.
Sipas saj, kjo javë kërkon durim, vetëkontroll dhe strategji, pasi emocionet e forta, xhelozia apo fanatizmi mund të çojnë në situata të paparashikueshme. Megjithatë, krahas vështirësive, yjet hapin edhe dritare mundësish, veçanërisht në komunikim, jetën sociale dhe takime që vijnë nga e kaluara. Ja çfarë rezervon horoskopi për secilën shenjë në këtë javë vendimtare.
“Jemi në një periudhë që ka filluar që në fillim të janarit dhe do të vazhdojë deri në mars, që do të na duket e gjatë e pafund, me vështirësi dhe sfida. Kjo mund të na shqetësojë pak, do të na duket sikur po na zgjidhen gjërat. Duhet të bëjmë durim. Kjo javë është pak më e ngarkuar se sa herët e tjera, jo se periudha që kaluam ishte e lehtë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm nesër dhe pasnesër, pasi janë dy ditë të vështira ku duhet të kemi shumë vetë kontroll.
Duhet të evitojmë fanatizmin dhe xhelozinë, pasi mund të kalojmë kufijtë dhe tensionet të jenë fatale dhe të paparashikueshme. Ndërkohë është një javë shumë e ngarkuar në përgjithësi për të arritur ato qëllimet dhe synimet tona. Pra nëse ne këtë do e bëjmë punë me strategji me qetësi dhe thellësi do të arrijmë më tepër suksese. Një pjesë e vendimeve të kësaj jave do të përcaktojë për disa zhvillimet e mëtejshme. Duhet të përfitojmë njëkohësisht nga kjo periudhë, pasi komunikimi dhe jeta jonë sociale do të jetë shumë aktive.
Do të kemi njerëz që do të na ndihmojë në realizimin e ndryshimeve apo të planeve. Mund të takojmë njerëz nga e kaluara dhe mund të përfitojmë nga data 28-29-30. Është një javë që ka shanse, ka antiteza dhe është në dorën tonë që të kontrollojmë reagimet dhe veprimet tona”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.
Dashi: Duhet të jeni shumë të përqendruar në jetën tuaj sociale, në realizimin e qëllimeve tuaja. Këto kërkojnë një përpunim më të thellë nga ana juaj gjatë kësaj jave. Do të jeni shumë aktivë me dëshirën për të realizuar shumë nga ato që keni në plan. Në fakt do të keni të gjitha shanset, mjafton të dini se ku janë limitet tuaja. Mos kaloni kufijtë, që të mos krijo tensione në marrëdhëniet tuaja. Do të keni takime nga e kaluara, të cilat do të jenë shumë frytdhënëse në të gjitha sferat e jetës suaj. Në datën 26 Neptuni kalon në shenjën tuaj dhe fillon një periudhë, ku duhet të jeni me këmbë në tokë dhe të mos bëheni viktimë e iluzioneve tuaja. Kujdes se kush iu afrohet në jetën tuaj dhe çfarë qëllime ka. Mos flisni për jetën personale. Fillon një periudhë shumë e rëndësishme.
Demi: Kjo javë dhe në përgjithësi e gjithë periudhë përcakton ndryshime që kanë të bëjnë me akset kryesore të jetës suaj. Por një nga fushat kryesore të cilat janë të ndikuara ose jeni ju më shumë të prekur gjatë kësaj periudhe. Është jeta juaj personale, sociale dhe çdo gjë që ka të bëjë me të tjerët. Mos hyni në konflikte me njerëz që janë më lart se ju. Mund të doni që të realizoni disa ndryshime në punë, por nëse doni që të kërkoni diçka, bëjeni me takt dhe strategji dhe lërini vend kohës. Më të ndikuar jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku do të shikoni disa situata që të ndryshojnë si pasojë e faktorëve të jashtëm. Ruani qetësinë. Ndërkohë ju të lindurit në mes të shenjës do të keni shanse shumë të mira për të bërë biseda në lidhje me zhvillimet financiare dhe punën.
Binjakët: Duket sikur jeni një nga më të favorizuarit e periudhës, sidomos ju të lindurit në ditët e para të shenjës jeni përpara ndryshimeve, ku këto ndryshime iu udhëheqin në një trajektore më pozitive për të ardhmen tuaj, por ndoshta disa nga këto ndryshime mund të vijnë me një situatë që ndoshta për momentin nuk iu pëlqen. Gjithsesi duhet që të punoni më mirë gjatë kësaj jave, për të projektuar më mirë planet tuaja për të ardhmen. Jini sa më korrektë ndaj gjërave ligjore. Bëni biseda dhe kontakte që përmirësojnë kushtet tuaja të jetesës. Më në fund çliroheni nga Neptuni dhe gjërat do i shikoni me më tepër realitet.
Gaforrja: Kryesorja për ju gjatë kësaj jave është që të përqendroheni në sferat financiare, që ka të bëjë me të tjerët. Mund të përfitoni më shumë në këtë drejtim, nga e enjtja dhe e premtja. Këto ditëve të vështira, mos u lini vend mendimeve negative që ju përpunoni brenda vetes. Kjo mund të krijojë një situatë që është më e mbingarkuar dhe t’iu shqetësojë më shumë se sa duhet. Njëkohësisht mos hyni në konflikte financiare të dyshimta, nëse jeni duke firmosur një kontratë kredi bankare, mendoni se sa do e përballoni atë. Këshilla për këtë periudhë, mbështetuni në forcat tuaja. Në sferën financiare kaloni në një periudhë nga data 26 e deri për 14 vjet, por kryesisht të ndikuar jeni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, ku jetën tuaj personale duhet që ta mbani larg syve të të tjerëve dhe të jeni sa më të striktë në mënyrën se si u paraqiteni të tjerëve, për të mos i lënë vend ekspozimit.
Luani: Jeni një nga shenjat më të ndikuara të periudhës dhe fusha ku ndikoheni më tepër është ajo e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës keni disa probleme që kanë nisur që në pranverën e 2025-ës. Tani erdhi momenti që disa gjëra t’i ndani. Disa mund të udhëhiqen në një ndarje reale dhe disa të tjerë prej jush në një ndarje metaforike. Një kapitull mund të mbyllet për ju. Përfitoni ju të lindurit në mesin e shenjës nga biseda dhe takime që do të bëni në lidhje me punën dhe financat.
Virgjëresha: Fusha e jetës e cila është më e ndikuara gjatë kësaj periudhe, është fusha e përditshmërisë, punës dhe shëndetit. Do të jeni shumë të kujdesshëm gjatë përditshmërisë tuaj, që ky aktivizim të mos kalojë në lodhje. Gjeni kohën që të çlodheni, sepse duke treguar që jeni të lodhur, mund të krijohen në punë situata të pakëndshme. Gjithsesi edhe ju çliroheni nga Neptuni dhe njerëzit që iu afrohen, bashkëpunëtorët apo marrëdhëniet tuaja personale tani do të kenë një qartësi dhe perspektivë më mirë. Përfitoni në lidhje me marrëveshjet që mund të bëni në sferën financiare.
Peshorja: Një periudhë e rëndësishme për ju, ku ndikoheni drejtpërdrejt me ndryshime që kanë të bëjnë me jetën tuaj emocionale, në lidhje me një investim, projekt apo dhe një vepër që kërkojnë kohë dhe përpunim më të thellë në jetën tuaj emocionale dhe në çështje që kanë të bëjnë me fëmijët. Jini më të kujdesshëm gjatë kësaj jave. Çdo gjë trajtoheni me qetësi në mënyrë që të merrni pozitivitetin e periudhës. Ndërkohë që ju të lindurit në mes të shenjës do të keni shanse shumë të mira për takime, të papritura, takime nga e kaluara ose takime të planifikuara, që kanë të bëjnë me jetën tuaj emocionale, por edhe që kanë të bëjnë me realizimet tuaja në përgjithësi. Mbroni jetën tuaj emocionale dhe erotike në pjesën e parë të javës, mos i çoni gjërat në limit dhe mos u bëni viktimë të një fanatizmi apo të një xhelozie.
Akrepi: Jeni më të ndikuarit e periudhës dhe preken akset kryesore të jetës suaj, por sidomos gjëra që kanë të bëjnë me familjen, me shtëpinë apo me vendbanimin. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të jeni më të ndikuarit, ku duhet që t’i trajtoni këto gjëra me qetësi. Jeni njerëz që e keni brenda jush strategji, por jeni edhe nga ata njerëz që kur mbushet kupa kaloni me lehtësi kufijtë. Gjatë kësaj jave do të dilni të përfituar në çdo drejtim, në ndryshimet që ju doni të realizoni ose në ato që vijnë nga jashtë, mjafton që të ruani gjakftohtësinë.
Shigjetari: Një periudhë shumë aktive, ku do të jeni të mbingarkuar në përditshmërinë tuaj dhe në lëvizjet e vogla që mund të bëni. Do të keni takime dhe vërtet do të realizoni takime dhe vërtet këto takime do të kenë si synim provimin e punës dhe të synimeve tuaja dhe gjetjen e bashkëpunëtorëve që ju duhen. Kjo javë ju ofron shanse për takime edhe në jetën tuaj emocionale. Kujdes në bisedat që do të bëni dhe kujdes se Kujdes në bisedat që do të bëni dhe kujdes se çfarë fshihet pas një bashkëpunimi dhe një bisede. Hyni në thellësi të gjërave. Pjesa e dytë e javës sjell takime shumë interesante që favorizojnë punën dhe bashkëpunimet tuaja.
Bricjapi: Kjo javë është e dedikuar për sferën tuaj financiare, lëvizjes që do të bëni ju. Përfitimet që do të keni ju nga lëvizja që do të bëni në këtë kohë. Punoni me strategji, mos e teproni nëse keni ndërmend që të bëni një investim pune, për arsye se jeni nga ata njerëz që kryesorja për ju është jeta juaj sociale, është statusi social dhe kjo vjen përmes punës dhe anës financiare. Lëvizjet që do të bëni këtë javë do të përcaktojnë në një farë mënyre edhe të ardhmen tuaj. Jeni të ndikuar nga kalimi i Neptunit në shenjën e Dashit, ku ju të lindurit në ditët e para vlerësoni mirë situatat dhe lëvizjet që doni të bëni në lidhje me pronën dhe shtëpinë.
Ujori: Periudha është shumë e rëndësishme për ju dhe sidomos ju që festoni ditëlindjen këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm gjatë gjithë vitit. Është një vit shumë aktiv, është një vit ku do të kërkoni gjera dhe do të pretendoni gjëra dhe do të bëni ndryshime. Mos e stresoni veten, realizoni ato ndryshime që patjetër do të vijnë në jetën tuaj. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të jeni shumë të kujdesshëm këtë javë dhe mos e ekspozoni veten në rrezik. Mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja dhe përfitoni nga pjesa e dytë e javës. Jeni në një fazë ku keni transformim total të jetës suaj.
Peshqit: Veproni më të tërhequr dhe veproni më të fokusuar në jetën tuaj intime dhe personale, larg syve të të tjerëve. Fokusohuni në jetën tuaj intime dhe personale, larg syve të të tjerëve. Rishikoni edhe një herë synimet tuaja, në mënyrë që t’i vendosni në realitet. Kujdesuni për shëndetin, gjeni kohën që të çlodheni, mos u implikoni në prapaskena dhe gjeni kohën për të tjerët. Gjithsesi do të keni takime interesante në jetën tuaj emocionale gjatë gjithë javës.
