
3
Për 3 ditë në Kosovë katër persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.
Vrasja e parë e kësaj jave ndodhi me 23 mars, ku një 19 vjeçar mbeti i vdekur në Vushtrri.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë zëdhëndës i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Rasti i dytë ka ndodhur në të njejtin qytet, me 24 mars, ku një person privoj nga jeta një grua e më pas vrau veten.
”Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë . Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion” kanë thënë nga Policia.
Ndërsa ngjarja e tretë ka ndodhur sot (25 mars), nga gjuajtja me armë në Prishtinën, një person ndërroi jetë në QKUK.
”Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.” thanë policia. /IndeksOnline/
ks