Shëndetësi

Je mbi 60 vjeç? Shmang opsionin popullor të mëngjesit

Shumë njerëz mbi moshën 60 vjeç besojnë se është tepër vonë për të ndryshuar zakonet e vjetra, madje edhe ato të dëmshme si konsumimi i rregullt i pijeve të gazuara ose shtimi i tepërt i kripës në ushqim. Por studimet tregojnë se përmirësimi i stilit të jetesës është i mundur në çdo moshë dhe sjell përfitime të ndjeshme për trurin, zemrën dhe trupin në tërësi.

Kardiologët theksojnë se shëndeti i zemrës duhet të jetë prioritet, pasi mosha mesatare për atakun e parë kardiak është 65 vjeç për burrat dhe 72 për gratë. Ndryshimet e thjeshta në zakonet e përditshme – madje edhe tek ajo që hamë për mëngjes – mund të bëjnë diferencën.

Ekspertët paralajmërojnë kundër produkteve të mishit të përpunuar, si salçiçet dhe proshuta, të cilat konsumohen shpesh në mëngjes. “Këto ushqime rrisin presionin e gjakut dhe kolesterolin për shkak të natriumit dhe yndyrës së ngopur, duke dëmtuar enët e gjakut dhe zemrën”, shpjegon Dr. Lars Søndergaard.

Edhe pse efektet mund të jenë të padukshme në fillim, në planin afatgjatë ato lidhen me rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës, goditje në tru, dështim të veshkave dhe demencë, paralajmërojnë kardiologet Dr. Estelle Jean dhe Dr. Jennifer Wong.

Në vend të tyre, mjekët rekomandojnë mëngjese të lehta dhe ushqyese si kos grek, të bardhat e vezëve, djathë të freskët, salmon të tymosur, tofu apo gjalpë arrash – gjithmonë të kombinuara me fruta, perime dhe drithëra të plota.

“Çelësi është ekuilibri”, përfundon Dr. Søndergaard, duke theksuar se ndryshimi i zakoneve ushqimore në çdo moshë mund të forcojë zemrën dhe të zgjasë jetën.

Të Ngjashme