Kuriozitete

Je një ‘drama queen’ i lindur?! Zbuloje tani

Këtu janë shtatë shenja toksike të dikujt që ka varësi nga dramat:

1.Kanë një ndjenjë urgjence.

Kur nuk kanë urgjencë për t’i bërë gjërat ata fillojnë të ndihen keq. Pra, për të përforcuar urgjencën, ata krijojnë një jetë të mbushur me angazhime, projekte dhe deadlines.

Edhe gjërat e zakonshme janë të mbushura me këtë intensitet dhe detyrat më të thjeshta duken të rënda.

2. Përdorin gjuhë të ekzagjeruar.

Ata mund të përpiqen të tërheqin vëmendjen tuaj duke shtuar fjalë të përshkallëzuara (“jashtëzakonisht e keqe” kundrejt “e keqe”) ose metafora.

Dhe, vetëm për t’u siguruar që po i kushtoni vëmendje, ata do ta shoqërojnë me gjeste dramatike dhe shprehi të fytyrës.

3. Duam të jenë në qendër të vëmendjes.

Njerëzit me prirje drejt dramës rrallë qëndrojnë në sfond ose mënjanë

4. Ata risjellin dhe ritregojnë histori me intensitet të panevojshëm.

Ritregimi i së njëjtës histori emocionale për njerëz të ndryshme i lejon ata të shfryhen vazhdimisht. Është e zakonshme që ata të shtojnë gjëra të paqëna në situatën origjinale gjithashtu.

5. Ata fokusohen në elementet negative ose emocionuese të jetës së njerëzve të tjerë.

6. Janë të preokupuar (dhe të mbërthyer në) historinë e tyre.

Ashtu si ylli i çdo shfaqjeje, ata kanë nevojë për ndërveprimin e njëanshëm të një publiku – njerëz, roli i vetëm i të cilëve është të dëshmojnë dramën.

Ata gjithashtu pëlqejnë t’i caktojnë role pjesës tjetër të kastit.

7. Kanë mungesë kontrolli.

Paaftësia e tyre për të kontrolluar (ose parashikuar) botën e jashtme çon në ndjenjën e mbingarkuar, të pafuqishëm dhe të viktimizuar. Kjo është diçka që të gjithë ne e përjetojmë, por është e mprehtë për ata që kanë prirje për dramë.