FermaVIPShowBizzz

“Jeni parazitë!”/ Roberti dhe Gloria “përballen” me njeri-tjetrin, çfarë ndodhi mes dy fermerëve

Roberti dhe Gloria u përballën me njëri-tjetrin mbremjen e sotme, ku shkak u bë një fjalë e fermerit që ka cënuar Glorian.

Ai tha se Xhesika dhe Gloria janë dy fermeret më parazitë në fermë, kjo bëri që mes tyre të lindte një debat.

“Doja të flisja për pjesën që Roberti tha për mua dhe Xhesin që jemi parazitë. Nuk i vë faj se ai kur erdhi tha që nuk ju kam ndjekur, plus shumicën e kohës e kalon jashtë dhe nuk më sheh kur lajë tualetet, nuk vjen fare tek kafshët. Dua ti them Robertit që punoj, nuk jam këtu kot. Nuk ka ndodhur asnjëherë që unë të mos bëj punët, ja ku janë të gjithë kryefermerët. A i bëj me qejf apo jo, herë me qejf herë jo pak rëndësi ka kjo. Se nuk ka askush dëshirë të punoj gjithë ditën”, tha Gloria.

“Për vete unë mund të jem më dembel se ty. Unë e kam parë që ju po bëni lojë, po luani të gjithë. Nuk dua të futem në lojë. Që jeni parazitë unë e thashë kot. Nuk është ofendim të thuash një fjalë. Unë kam ardhur për këtë aventurë të bukur”, deklaroi Roberti.

“Nëse unë them që dy fermerë janë parazitë dhe më von të them e thashë kot, kam një publik që më sheh. Nuk ia lejoj askujt të më hedh poshtë punën. Ti nuk mban përgjegjësi për fjalët që thua. Nuk e shpjegon dot kot”, shtoi Gloria. /vizionplus.tv