FermaVIPShowBizzz

“Jepi një mundësi”, Çiljeta këshillon Valerin pas debatit me Florin

Debati mes Gledisit dhe Valerit për krevatin e tij shqetësoi edhe Florin, ku ky i fundit reagoi me tone të ashpra ndaj fermerit.

Nisur nga kjo ngjarje Çiljeta këshilloi Valerin, ku i kërkoi t’i japë një mundësi dhe ta dëgjojë Florin..

Nga ana tjetër, Valeri u shpreh se i duhet kohë të flasë me të pas kësaj ngjarjeje.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Ka shoqëri që nisin nga hiçi siç ka ndodhur, por kjo ka qenë një gjë e vazhdueshme për një kohë të gjatë dhe ndryshon.

Valeri: Shumë.

Çiljeta: Ka një ndryshim shumë të madh dhe mund të bëheni miq pas një periudhe. Megjithatë unë jam për paqen dhe harmoninë. Unë e kam vetë zemrën e mërzitur, por shyqyr Zotit kam Namazin që falem dhe më zbut zemrën. Gjykoje vetë.

Valeri: Më duhet kohë.

Çiljeta: Jepi një mundësi dhe ta dëgjosh nuk është keq. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)