Kuriozitete

‘Jeta e një sipërmarrësi’, ja çfarë ndodh me shëndetin mendor nëse nuk zbaton…

Guximi është një cilësi që lavdërohet shpesh, sidomos në botën e biznesit dhe të sipërmarrjes.

Të jesh i qëndrueshëm, të mos dorëzohesh dhe të ngrihesh pas çdo rrëzimi janë konsideruar prej kohësh si çelësa të suksesit.

Por një studim i ri tregon se kur i kërkojmë vetes vetëm të jemi të fortë, pa kujdes për shëndetin mendor dhe trupor, pasojat mund të jenë të rënda, sidomos për trurin.

Sipas Darlingtina Esiaka, studiuese dhe një nga autoret e studimit të publikuar së fundmi, guximi ndihmon në arritjen e qëllimeve dhe përmirëson mirëqenien. Por ajo dhe kolegët e saj zbuluan një fakt shqetësues: njerëzit që përpiqen të kapërcejnë gjithçka vetëm përmes vendosmërisë, mund të përballen me lodhje mendore dhe vështirësi përqendrimi.

Në studimin e tyre, ata analizuan jetën e 158 burrave afrikano-amerikanë në SHBA dhe zbuluan se ata që kishin më shumë ‘guxim’, raportuan edhe më shumë probleme me kujtesën dhe përqendrimin. Pra, edhe pse nuk dorëzoheshin, truri i tyre po lodhej në mënyrë të padukshme.

Studiuesit e shpjegojnë këtë përmes një koncepti të quajtur ‘ngarkesë holostatike’, e thënë thjesht, është lodhja që i ndodh trupit kur përballohet me stres të vazhdueshëm. Jo vetëm zemra, por edhe truri ndikohet nga stresi kronik, duke e bërë më të vështirë të mësosh, të kujtosh apo të mendosh qartë.

Nëse jeni përpjekur ndonjëherë të punoni fort pa pushim, të mbani çdo barrë mbi supe dhe të tregoheni ‘të fortë’ në çdo situatë, atëherë kjo ndjenjë lodhjeje mendore nuk është e panjohur për ju.

Shkenca e re nuk thotë që guximi është i keq. Përkundrazi, është i domosdoshëm në jetë. Por të mbështetesh vetëm tek ai dhe të injorosh nevojat e tua mendore dhe emocionale mund të jetë i dëmshëm.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që përveç këmbënguljes, të zhvillojmë edhe mënyra të tjera për t’u përballur me sfidat:

1.Pushimi dhe gjumi cilësor

2.Aktiviteti fizik i rregullt

3.Meditimi dhe teknikat e frymëmarrjes së thellë

4.Vetë-dhembshuria dhe rregullimi emocional

5.Kërkimi i ndihmës dhe mbështetjes nga të tjerët

Një nga mënyrat më të thjeshta, dhe më të efektshme, për të përballuar kohët e vështira është të flasësh me dikë. Qoftë një mik, një anëtar i familjes apo një profesionist, ndarja e barrës e lehtëson mendjen dhe mbron trurin. Syri.net-newsbomb.gr.

Të Ngjashme