Lajme

Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Bojan Jevtiq, ish-toger i Policisë së Kosovës, i akuzuar për spiunazh është dënuar e 6 vjet burgim për spiunazh dhe 2 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Vendimi është marrë të hënën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Jevtiq kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë.

Jevtiq, dyshohet se zyrtarit të BIA-s ia ka mundësuar qasjen në kompjuterin zyrtar, duke rrezikuar policët, sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

Ai ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar.

Të Ngjashme