Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi u panë duke dalë në 3 të mëngjesit nga festa që pasoi mbrëmjen e ndarjes së çmimeve britanike të modës të Charlotte Tilbury. Çifti dukej se kishte kaluar një natë argëtuese, ndërsa dilnin nga festa e mbushur me personazhe të famshëm, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 33-vjeçare qe shfaqur mahnitëse më herët në tapetin e kuq me fustanin e zi me shpinën jashtë që nxirrte në pah aksesorët protetikë në shpinën e saj.
Interpretuesja e hitit “Lonely Together” ndërroi veshjen përgjatë mbrëmjes, pasi ishte ftuar të performonte në festë. Duke lejuar që aksesorët të flisnin vetë, ajo i shtoi pamjes edhe më shumë shkëlqim me një palë pantallona të thjeshta që i kombinoi me këpucë të zeza të thjeshta. Megjithatë, kur dolën jashtë, dukej që ishte e lodhur, por hej, edhe Rita njeri është në fund të fundit apo jo?