Kuriozitete

Jo të gjithë e ndjejnë frymën festive njësoj: zbulohen këngët më bezdisëse të Krishtlindjeve për amerikanët

Jo të gjithë hyjnë në atmosferën e festave me të njëjtat melodi, dhe për disa dëgjues, klasikët e Krishtlindjeve janë më shumë bezdisës sesa nostalgjikë. Sipas të dhënave nga Google Trends dhe një sondazhi me 1,250 të rritur amerikanë, të realizuar nga FinanceBuzz, janë identifikuar 10 këngët festive që shkaktojnë më shumë irritim.

Me afrimin e Krishtlindjeve, rikthehet edhe “sulmi” vjetor i melodive që pushtojnë radiot dhe platformat muzikore – mes tyre “Do They Know It’s Christmas?” e Band Aid dhe, pa dyshim, dominimi i pandalshëm i Mariah Carey me “All I Want For Christmas Is You”.

Rezultatet e sondazhit nuk përbëjnë ndonjë surprizë të madhe. Në vendin e parë si kënga më bezdisëse festive renditet pikërisht “All I Want For Christmas Is You” e Mariah Carey.

Ja lista e plotë e 10 këngëve festive më bezdisëse sipas amerikanëve:

1. Mariah Carey – All I Want For Christmas Is You

2. Alvin & The Chipmunks / David Seville – The Chipmunk Song (Christmas Don’t Be Late)

3. Jose Feliciano – Feliz Navidad

4. Burl Ives – A Holly Jolly Christmas

5. Çdo version i Baby It’s Cold Outside

6. Çdo version i Deck the Halls

7. John Lennon & Yoko Ono – Happy Xmas (War Is Over)

8. Çdo version i White Christmas

9. Paul McCartney – Wonderful Christmastime

10. Çdo version i Do You Hear What I Hear?

Ironikisht, edhe pse është renditur si më bezdisësja, kënga e Mariah Carey e publikuar në vitin 1994 vazhdon të jetë një fenomen global. Ajo rikthehet çdo vit në krye të klasifikimeve dhe së fundmi e ka bërë Carey-n artistja e parë në histori që kalon 98 javë në vendin e parë të Billboard Hot 100 në SHBA – me gjasa të arrijë 100 javë këtë vit.

“All I Want For Christmas Is You” mbetet kënga festive më e transmetuar e të gjitha kohërave dhe i sjell këngëtares rreth 2.5–3 milionë dollarë të ardhura në vit, sipas Forbes.

Kënga ka qenë edhe në qendër të një padie për shkelje të të drejtave të autorit, por Mariah Carey u shpall e pafajshme, pasi gjykata vendosi se dy këngët në fjalë nuk ishin “thelbësisht të ngjashme”.

Ndërkohë, pyetja mbetet: a jeni edhe ju dakord me amerikanët për këngën më bezdisëse të Krishtlindjeve? Apo i përkisni ende kampit që e këndon me zë të lartë sapo dëgjon notat e para festive?