
8
Të jesh kolegë me partnerin mund të jetë sfiduese, por për shumë prej këngëtarëve tanë, ky ka rezultuar të jetë çelësi i suksesit, shkruan “Kosovarja”.
Naim Abazi & Mihrjije Braha
Në botën e muzikës, çifti Naimi dhe Mihrija janë mjaftë të njohur, përveç këngëve të përbashkët, çifti në shumë ahengje të ndryshme familjare shihen duke performuar së bashku. Zëri dhe paraqitja e tyre ka bërë që të pëlqen nga grup mosha të ndryshme.
Fidan Gashi & Rita Haziri
Edhe pse janë shfaqur në skenë vetëm disa vite më parë, Fidani dhe Rita janë bërë jashtëzakonisht të kërkuar. Projektet e tyre janë pritur shumë mirë nga publiku.
Shkumbin Kryeziu & Mimoza Mustafa
Profesioni i ka bashkuar tash e disa vite edhe Shkumbinin e Mimozen. Çifti vazhdojnë të jenë aktiv kohë pas kohe me projekte të përbashkëta.
Ilir Berani & Gili
Ndonëse çiftet paraprake ndanin skenën bashkë, tek rasti i Ilirit dhe Gilit është më ndryshe, pasi Berani kontribon për projektet e këngëtares, duke u kujdesur për çdo tekst dhe vijë melodike tash e sa vite. Gili dhe Iliri janë një nga shembujt më të bukur në estradë, shkruan “Kosovarja”.
Alban Skenderaj & Miriam Cani
Çifti ka dy fëmijë, por kjo nuk i ka penguar të vazhdojnë me projektet e përbashkëta. Albani dhe Miriami, në shumë vende të ndryshme, si në trojet shqiptare dhe më gjerë, ndanin skenën së bashku, duke kënduar për dashurinë dhe për momentet e bukura dhe të vështira që kanë përjetuar gjatë viteve.
Lindi Islami & Venera Lumani
Përveç dashurisë që i kanë kënduar për vite me radhë, Lindi e Venera kohën e fundit i dedikuan një këngë edhe mrekullisë së tyre, djalit të quajtur Drin.
Në një botë ku ndarjet ndodhin shpesh për shkak të karrierës, çiftet e lartpërmendura treguan se suksesi arrihet edhe së bashku, me njeriun e zemrës përkrah./Kosovarja.
ks