ShowBizzz

Jonida Vokshi nuk do të jetë prezantuese e BBVK 5? Kush do ta zëvendësojë?

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur, por këtë herë pikëpyetjet nuk lidhen vetëm me emrat që do të futen në shtëpi. Edhe dyshja e moderatorëve mund të pësojë ndryshime.

Alaudin Hamiti është emri që po vijon angazhimin me formatin dhe gjatë ditëve të fundit ka dhënë publikisht edhe detajet e para për kastin që po përgatitet për “BBVK 5”.

Situata është më e paqartë për Jonida Vokshin. Moderatorja ka qenë në krah të Alaudinit edhe gjatë edicionit të katërt, përfshirë finalen e zhvilluar në shkurt të këtij viti.

Megjithatë, për sezonin e pestë ende nuk ka një konfirmim zyrtar për vazhdimin e saj. Sipas raportimeve që po qarkullojnë, Jonida është në diskutime për angazhime të tjera profesionale dhe projekte personale.

Një tjetër detaj që ka shtuar pikëpyetjet është fakti se së fundmi moderatorja nuk rezulton të ndjekë në Instagram Klan Kosovën, televizionin ku “Big Brother VIP Kosova” është transmetuar që prej nisjes së formatit.

Ky veprim, i marrë së bashku me mungesën e një konfirmimi për sezonin e ri, ka bërë që në rrjet të ngrihet pyetja nëse Jonida do të jetë sërish në krah të Alaudin Hamitit apo produksioni po mendon për një emër tjetër.

Deri tani nuk është bërë publik ndonjë emër konkret që mund ta zëvendësojë dhe as produksioni nuk ka njoftuar një ndryshim në moderim. Për këtë arsye, çdo emër që mund të qarkullojë si pasues i Jonidës mbetet në nivel aludimi.

Ajo që dihet është se puna për “BBVK 5” ka nisur dhe vetë Alaudini tashmë po flet publikisht për edicionin e ardhshëm. Nëse në skenë do të rikthehet dyshja Alaudin Hamiti–Jonida Vokshi apo këtë herë do të ketë një partnere të re në moderim, pritet të sqarohet me afrimin e nisjes së spektaklit.

Të Ngjashme