Modelja shqiptare, Jori Delli, mbrëmë ka qenë e pranishme në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Bukuroshja e njohur shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të zi që i vinte në pah linjat trupore, ndërkohë që ka dhënë dhe një intervistë.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” është pyetur për lidhjen me reperin italian, Fred de Palma.
Ajo thekson se Fred ka qenë ish-i dashuri i saj, me të cilin u pajtua sërish, pas ndarjes së fundit në janar.
E pyetur nëse dëshiron të martohet, Jori u shpreh se të dy me partnerin janë tradicionalë dhe duan të martohen dhe të krijojnë familje.
Gjithashtu, modelja na suprizoi kur u shpreh se martesa nuk është shumë larg dhe se po pret propozimin.
lokimagazine