ShowBizzz

Jori Delli merr propozimin e papritur dhe sigurish që tha PO!

Jori Delli e ka vërtetuar si në shtëpinë e “BBVIP”, ashtu edhe përmes intervistave dhe postimeve në rrjetet sociale, se ka një natyrë mjaft të hapur dhe pa komplekse.

Pikërisht këtë, modelja na e ka treguar sërish, nga propozimi që i ka ardhur në Instagram së fundmi.

Kështu, pasi provimet e maturës mbaruan, nxënësve që pritet të bëhen studentë tani i duhet të mendojnë për mbrëmjen e maturës.

Djemtë e kanë të rëndësishme të zgjedhin si shoqëruese vajzat më të bukura dhe nisur nga kjo, një maturant nuk ka hezituar të pyesë pikërisht Jorin, me anë të një mesazhi në rrjetin social

Pasi i ka kthyer përgjigje djalit, ajo e ka lënë në dorën e ndjekësve nëse duhet të pranojë dhe 95% e tyre janë për “PO”, pra që t’ja plotësojë dëshirën djalit dhe ta shoqërojë.