Lajme

Joseph për verdiktin e Hagës: Një vendim me pasoja të forta për Kosovën dhe rajonin

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Joseph në një postim nӕ rrjetin social X, ka shkruar se të katër të akuzuarit, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, janë shpallur fajtorë.

Të katër të pandehurit nga Kosova, përfshirë ish-Presidentin Thaçi, janë shpallur fajtorë në vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Pas glorifikimit të Ratko Mlladiqit nga Serbia, ky vendim do të jehonë me dyfishin e intensitetit negativ në Kosovë dhe në rajon”, ka shkruar Joseph.

Reagimi i profesorit amerikan vjen pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.

Të Ngjashme