ShowBizzz

Joz Marku feston ditëlindjen e 30-të, partnerja e tij i dedikon mesazh emocionues: Jam vërtet mirënjohëse për ty!

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të në një atmosferë të ngrohtë. Ai organizoi një festë në rreth të ngushtë, ku morën pjesë miq dhe persona të afërt.

Mbrëmja u karakterizua nga muzikë, energji pozitive dhe një spektakël fishekzjarresh, ndërsa momente të veçanta nga festa u ndanë në rrjetet sociale nga të ftuarit.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte edhe partnerja e tij, Xhoana Toshi, e cila publikoi disa foto në krahët e Jozit, ku të dy shfaqen të lumtur.

Postimin ajo e shoqëroi me një mbishkrim emocionues: “Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton @joz_marku!”

Të Ngjashme