ShowBizzz

Jozi shkon në Gjakovë për ta mësuar këtë zanat

Joz Marku, këngëtari që u bë më i njohur për publikun pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe në rrjetet sociale. Ai shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, Jozi ka treguar se ka qëndruar në Gjakovë, ku ka vizituar një poligon qitjeje.

Atje ai ka provuar nga afër praktikën e gjuajtjes me armë, një aktivitet që duket se e ka interesuar ta testojë.

Pamjet e publikuara tregojnë se këngëtari ka kaluar pak kohë duke ushtruar këtë aktivitet, duke e ndarë përvojën me ndjekësit në rrjetet sociale.

Të Ngjashme