Sot në “E diell” Kristi është përplasur me blogeret e ftuara. Sipas tij një blogere paguhet më shumë sepse shihet si objekt seksual, duke shkaktuar një debat të fortë në studio.
Kristi: Momentin që në Shqipëri femra seksualizohet dhe mbiseksualizohet tërë kohës, do jetë femra ajo që do bëjë të njëjtën gjë në Instagram ndërsa ne si meshkuj nuk shesim seksin ose fizikalitetin, shesim suksesin.
Çunat shqiptarë fitojnë me gjëra tjera. Në instagram janë femrat që mbizotërojnë.
Gerta: Mos hidhni baltë mbi punën e madhe që bëhet në Instagram
Pamela: Nuk është normale të bëhet kjo deklaratë. Çdo vajzë del në Instagramin e saj dhe punon si të dojë. Po të dojë me bikini po të dojë me rroba. Kush je ti që del dhe thua që qenkan objekte seksuale?
Kristi: Janë objekte seksuale. Dhe ti je objekt seksual në Instagram.
Pamela: Mua mos m’u drejto ashtu!
Kristi: Ti në Instagram del me foto provokuese
Pamela: Është problemi jot ky? Unë e kam punë, jam një personazh që marr lekë nga Instagrami, kam bashkëpunime me brande të ndryshme dhe kush je ti të thuash që qenkeni të gjitha të seksualizuara? Të lutem mos u shpreh më kështu, nuk ta pranoj! Unë psh nuk kam as një foto me bikini. Profilin e kam shumë klasik.
Kristi: Instagrami është si katalog për femrat.