Shëndetësi

Ju mundon era e keqe, edhe pse rregullisht i lani dhëmbët?

Shumica e njerëzve e di që higjiena e mirë orale do të thotë larje e dhëmbëve me brushë dhe përdorimin i perit të dhëmbëve, mirëpo si t’ia bëni me gjuhën?

Era e pakëndshme nga goja, me termin mjekësor quhet halitozë, problem me të cilin secili nga ne është ballafaquar së paku disa herë në jetë, me vetveten, apo me takimet e përditshme me njerëz të tjerë, transmeton Telegrafi.

Në shumicën e rasteve është rezultat i higjienës së keqe të gojës dhe gavrës së gojës, mirëpo mund të jetë shenjë edhe e disa problemeve të tjera shëndetësore.

Goja është vend i grumbullimit të baktereve të mira dhe të këqija. Ato nuk grumbullohen vetëm në dhëmbë, por edhe në gjuhë.

Bakteret e këqija, posaçërisht Helicobacter Pylori, janë ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe.