ShowBizzz

Juliana e akuzoi se bën ‘shaka seksiste’, reagon Ilir Shaqiri

Juliana Nura ka shprehur hapur pakënaqësitë pas daljes nga DWTS dhe në një intervistë së fundmi tha se nuk i pëlqejnë aspak shakatë seksiste të Ilirit në emision.

“Unë jam një person që kur e flas diçka i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘shakatë seksite’ që bën ai.”-tha Juliana.

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Iliri ka ironizuar deklaratat e saj, teksa po komentonte performancën e Atalantës, duke i thënë se nëse ka pakënaqësi për komentet e jurisë t’i shprehë në moment dhe jo pasi të largohet nga gara, siç kanë bërë disa ish-konkurrentë. Edhe pse nuk përmendi emra, komentet e Ilirit qartazi ishin një përgjigje për deklaratat e Nurës.

Juliana e akuzoi se bën 'shaka seksiste', reagon Ilir Shaqiri