ShowBizzz

Juliana Nura komenton banorët e BBVK2: Po më kopjojnë mua

Juliana Nura ka qenë një ndër konkurrentet më të forta dhe të komentuara të edicionit të parë të ‘Big Brother Vip Kosova’.

Bukuroshja tashmë po shijon eksperiencën e re në spektaklin e kërcimit dhe duket se po ia del për mrekulli.

Megjithatë, përpos angazhimeve, ish-konkurrentja e ‘reality shoë-t’ të famshëm duket se ka pasur kohë edhe të ndjekë lojën e banorëve VIP të këtij edicioni.

Në një intervistë për ‘Prive’ ajo ka komentuar disa nga banorët, duke thënë se po bëjnë të njëjtën lojë si ajo, kur ishte në ‘BBVK’ vitin e kaluar.

“Jo vetëm Santiana, por shumë lojtarë aty vërehet që na kanë përcjell me vëmendje vitin e kaluar dhe janë duke përdorur lojën që unë e kam bërë vitin e kaluar. Kjo goca që po përmendet, Santiana, është e vërtetë që ne e kemi të përbashkët faktin që nuk i pëlqejmë njerëzit që janë personazhe si ky personi që sapo e përmende. I kanë përdorur jo vetëm Santiana, por edhe disa banorë të tjerë disa fjalë të mia si: ‘prit e përcjell’, ‘gatimi’, ‘lavanderia’, e të tjera”, tha ajo.

Megjithatë, Xhuli tha se loja që ka bërë ajo mbetet e saj dhe se një kopjeje nuk do t’i përshtatej.

“Vërehet që më kanë përcjell me vëmendje vitin e kaluar dhe janë duke i përdorur të njëjtat gjëra. Krejt ua uroj suksesin maksimal vetëm që lojën time lërjani Xhulit, përdoreni sa t’mundeni por…si unë që e kam përdor lojën time normal që nuk mundeni t’i përdorni”, tha Juliana.