LifeStyle

Ka 5 mënyra për të dhënë përshtypjen e parë: Cila është e jotja?

Ke një takim të rëndësishëm apo një intervistë pune? Ti e di se hera e parë është gjithçka – një shans për të lënë përshtypjen perfekte dhe për të bindur dikë se ti je personi që ata kërkojnë. Por pyetja është: Çfarë taktike përdor për të lënë përshtypje? A je nga ata që luajnë me sinqeritetin, sharmin apo ndoshta mendon se një gënjeshtër e vogël nuk i bën dëm askujt?

Një studim zbuloi se ne të gjithë kemi një strategji të fshehtë kur duam të lëmë përshtypje të mirë tek të tjerët. Edhe nëse s’je i vetëdijshëm, mënyra se si sillesh reflekton shumë nga personaliteti yt.

Këtu janë 5 profilet kryesore të menaxhimit të përshtypjeve, sipas shkencës. Le ta zbulojmë bashkë se cili profil të përshkruan ty më së miri:

I drejtpërdrejtë dhe i sinqertë

Je nga ata që thua gjithmonë të vërtetën, pa i zbukuruar shumë gjërat. Je i besueshëm, i sinqertë dhe shpreson që kjo do të vlejë më shumë se çdo lloj manipulimi. Ndoshta nuk e merr gjithmonë rezultatin menjëherë, por njerëzit që njohin sinqeritetin tënd të vlerësojnë për atë që je.

Naiv dhe jo i natyrshëm

Ndonjëherë e “zbukuron” të vërtetën dhe nuk je gjithmonë plotësisht i sinqertë, por edhe nuk ke shumë vetëbesim në prezencën tënde. Ti bën një përpjekje, por shpesh njerëzit mund ta nuhasin që nuk je tërësisht i natyrshëm.

Sharmant i lindur

Ti je ai që di si të krijosh lidhje me të tjerët. Je i komunikueshëm dhe i besueshëm dhe përdor interesat e përbashkëta për të krijuar një lidhje të menjëhershme. Ky është profili që jo vetëm fiton një intervistë, por edhe krijon marrëdhënie të forta me njerëzit përreth.

Gënjeshtar i paparë

Kur vjen puna për të lënë përshtypje, ti nuk ngurron të shpikësh diçka. Shpesh gënjen për të rënë në sy dhe nuk ke shumë shqetësime për të fshehur detaje të rëndësishme. Ti mund të marrësh atë që kërkon për momentin, por në afatgjatë gënjeshtrat të nxjerrin zbuluar.

Gënjeshtar i përmbajtur

Ti gënjen, por me masë. Je pak i rezervuar dhe nuk do ta tejkalosh kufirin. Je më i qetë dhe i kujdesshëm me gënjeshtrat e tua, por ndonjëherë kjo të bën të dukesh më pak origjinal.

Si të përdorësh profilin tënd për të pasur sukses?

Përdorimi i profilit tënd për të arritur sukses është një art në vetvete. Nëse ti je person që beson në vlerat e sinqertetit, atëherë je në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e tua. Nga ana tjetër, nëse mendon se gënjeshtrat janë e vetmja mënyrë për të arritur sukses, ndoshta është koha të rishikosh qasjen tënde.