
Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku foli për epokën e re të filmit shqiptar. Mamaqi tregoi se është sulmuar për filmat e tij, por shprehet krenar që ato janë përkrahur dhe pëlqyer nga publiku. Gjatë bisedës në studio, producenti u ndal duke treguar edhe shifrat që fitohen nga filmat.
“Një nga filmat e mi ka bërë 1 milion euro, tjetri ka bërë edhe më shumë. Kjo tregon se industria funksionon. Nga filmi i parë “Femrat” nuk kemi marrë as 1 euro. Iknin të gjitha lekët taksa. Dhe historia vazhdon. Nga 5 mijë lekë bileta: 1 mijë lekë e merr shteti, 2 mijë lekë kinemaja, 2 mijë lekë producenti, por nga ky 2 mijë lekshi hiqet 15% tatim-fitimi kështu që nga 1 biletë ti përfiton 1 mijë e 800 lekë. Me këtë 1 mijë e 800 lekë ti duhet të bësh filmin që kushton 500 mijë euro, duhet të bësh të lumtur publikun dhe sponsorat”, tha Ermali.