LifeStyle

Ka disa arsye se pse duhet të putheni në takimin e parë!

Përgatitja për një takim të parë mund t’ju bëjë të ndiheni më shumë se vetëm nervoz. Në fund të fundit, ka shumë për të menduar dhe ka të ngjarë që ju të dëshironi të lini një përshtypje të mirë tek personi me të cilin po takoheni. Ju mund të keni disa pritshmëri për një takim të parë ose të keni kufij që jeni të shqetësuar se mund të kapërcehen.

Diçka që shumë njerëz mendojnë është nëse një puthje mund të jetë në rregull në takimin e parë. Çdo situatë është e ndryshme, por ka disa aspekte që mund të dëshironi të merrni parasysh kur mendoni të puthni dikë në takimin e parë.

Nëse jeni duke kaluar një takim të mirë, biseda po rrjedh dhe ju mund të ndjeni shkëndijat që fluturojnë mes ju të dyve, pse jo? Puthja në takimin e parë ju mundëson të shihni nëse keni ndonjë potencial romantik dhe jo platonik. Nëse puthja është aq e mrekullueshme sa ishte takimi, ky mund të jetë një tregues i shkëlqyeshëm që ju përshtateni.

Një arsye tjetër pse njerëzve u pëlqen të puthen në takimin e parë është se puthja është argëtim. Kur keni pasur një takim të parë të këndshëm, tërheqës dhe emocionues me dikë, mbyllja e mbrëmjes me një puthje të mrekullueshme franceze mund të jetë një mënyrë për t’i vënë “vulën” kohës së mrekullueshme që keni kaluar me njëri-tjetrin.

Ndërkaq, duke refuzuar një puthje në një takim të parë, bëheni më të motivuar dhe të prirur të dilni në një takim të dytë. Kur bëhet fjalë për puthjen në një takim të parë, është e rëndësishme të kuptoni se është tërësisht vendimi juaj. Ka shumë faktorë që mund të luajnë një rol në këtë vendim dhe ndonjëherë vendndodhja e takimit të parë, ora e ditës, apo edhe moti mund të jenë arsyeja për të puthur ose për të mos puthur.

Sipas disa studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt. Puthja mund të sjellë disa përfitime si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të gjithë ne. Sipas disa shkencëtarëve procesi i puthjes djeg dhjamin si pasojë e kalorive që harxhohen. Puthjet e thjeshta mund të djegin nga 2-3 kalori, ndërsa ata që puthin me pasion mund të djegin nga 5 në 26 kalori në minutë.



ks