Lajme

“Ka pasion për biznesin”, gazetari për Lucën: Është historia e bukur e suksesit

Gazetari nga Londra Ben Manaj ka bërë një reagim pas intervistës së biznesmentit Gjergj Luca tek “Opinion”, ku tregoi histori interesante nga fëmijëria, por edhe se si e nisi biznesin e peshkimit.

Gazetari me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk e njeh personalisht Gjergjin, por tregon se si e ka njohur të atin e tij, të madhin Ndrec Luca.

“Të madhin Ndrek Luca, të atin e tij, e kam takuar për ditë me rradhë në një spital të Tiranës para viteve ‘90 ku ishte i shtruar në një dhomë me babin tim! Shumë i këndshëm dhe nuk kish si të mos e adhuroje për artistin e madh që ishte…”, shkruan gazetari.

Ndër të tjera ai shkruan se Gjergj Lucën e akuzojnë për lidhje politike, por në fakt është është një njeri që ka pasion të madh për jetën dhe biznesin.

TS Poll - Loading poll ...

“Ai është një histori e bukur e suksesit dhe shpirtit prej sipërmarrësi të shqiptarit në përgjithësi, që padyshim ka fituar, por edhe punësuar shumë shqiptarë”, shkruan Manaj ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sapo pashe Gjergj Lucen tek Opinion dhe sinqerisht me pelqeu! Te madhin Ndrek Luca, te atin e tij, e kam takuar per dite me rradhe ne nje spital te Tiranes para viteve 90 ku ishte i shtruar ne nje dhome me babin tim! Shume i kendshem dhe nuk kish si te mos e adhuroje per artistin e madh qe ishte te cilin e kishim “mikun” e shtepise nga ekrani gjithe shqiptaret! Ndersa Gjergjin nuk e njoh as e kam takuar ndonjehere!

Gjergjin e akuzojne per lidhet me politiken, e edhe nese eshte e vertete, kush nga sipermaresit nuk eshte, nga keta oligarket e sotem, sic njihen ndryshe?! Por Gjergji ka nje pasion te papare per jeten dhe biznesin, nderkohe ka nje raport impresionues me te verteten! Ai eshte nje histori e bukur e suksesit dhe shpirtit prej sipermaresi te shqiptarit ne pergjithesi, qe padyshim ka fituar, por edhe punesuar shume shqiptare! Mos e  harroni kete fakt! Hats off, Luce!

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo