LifeStyle

Ka përdorur Ozempic për të humbur peshë? Ja si Lizzo u përgjigjet kometeve

Lizzo iu përgjigj personave që duan që ajo të pranojë se ka përdorur Ozempic për të humbur peshë.

Bëhet fjalë për një medikament mjaft të përhapur jashtë vendit, të cilin shumë persona të famshëm e marrin për të humbur peshë, duke pasur megjithatë efekte të rënda në shëndetin e tyre. Lizzo, e cila kohët e fundit është dukur mjaft e dobët në rrjetet sociale, mori një koment nga një fans i cili e pyeti nëse po merrte Ozempic apo po përdorte kokainë.

 

Për t’iu përgjigjur pyetjes së tij, artistja ka bërë një postim me komentin e tij, ku shkruan: “Ozempic apo kokainë? Pyet një fans”.

Më pas ajo postoi një seri fotosh, njëra prej të cilave shkruante: “Kur më në fund akuzohesh për marrjen e Ozempic, pas 5 muajsh stërvitje me peshë dhe një deficit kalori”.

Image