ShowBizzz

Ka prishur raportet me Efin? Mikela flet për herë të parë, tregon çfarë po ndodh mes tyre

Mikela Pula dhe Efi Dhedhes njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë.

Dy ish-konkurrentet e njohura të ‘’Për’puthen’’ u futën si një banore në ‘’Big Brother Vip Albania’’ duke u ndarë rrugës si lojtare.

Kjo bëri që Mikela të largohet nga gara për të vazhduar Efi deri në finale.

TS Poll - Loading poll ...

Mirëpo pas daljes, vajzat nuk po shihen më bashkë si më parë.

Kjo bëri që të flitet për prishje të raporteve.

Deri sot nuk ka pasur ndonjë reagim nga vajzat, por ka qenë Mikela që më në fund tha fjalën e saj rreth këtyre thashethemeve.

Ajo postoi një thënie në Instagram ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”

Ndërkohë në një video live në Instagram Mikela tha se ato janë shoqe dhe nuk janë shoqëruar prej angazhimeve që kanë.

“Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt”, tha Mikela.