ShowBizzz

Ka qenë e lidhur me Noizy-n? Keisi flet hapur, ja çfarë raporti ka sot me Lorencin

Keisi Medini ka folur sot për raportet me reperin e njohur, Noizy si dhe Lorenc Hasramën.

Teksa ishte e ftuar në “Top Albania Radio”, Keisi i dha fund aludimeve se ka qenë në një romancë me Noizy-n.

“Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet”, tha Keisi.

TS Poll - Loading poll ...

Ndërsa, sa i përket Lorencit, ish-partnerit të saj, Keisi tregoi se e respekton atë, por gjithçka mes tyre ka mbaruar.

“Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristin por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thoshin se shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe unë e di vet se çfarë bëj.”-tha ajo.

Nga ana tjetër, Keisi tregoi edhe se kujt ia ka dedikuar këngën e saj, “Bye bye” të publikuar pak ditë më parë.

Duke hedhur poshtë aludimet se ka qenë një “diss” për Kristin, Keisi tha:

“Nuk ia kam dedikuar askujt dhe gjëja për të qeshur është se si unë mund t’i bëja “diss” Kristit kur isha unë ajo që brenda shtëpisë e mbylla vet lidhjen me të. Nuk kam pasur më kontakte me Kristin, pra ashtu siç kanë pritur njerëzit.(qesh) Kënga ka 6 muaj që ka qenë në studio por duke qenë se unë dua çdo gjë të përkryer prita dhe ky ishte momenti për ta publikuar.”-