3
Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka reaguar në Instagram lidhur me komentet negative dhe ofenduese që mori nga komentuesit e rrjeteve sociale pas videos virale nga dasma e motrës së tij, ku ai shfaqet duke hedhur ‘lumë’ parash.
Gëzimi i tij familjar dhe gjesti që bëri për të festuar lumturinë për martesën e motrës u keqintrepretua nga shumë përdorues të rrjeteve sociale.
I ndodhur në qendër të vëmendjes, sulmuesi reagoi me një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, duke sqaruar se gjithçka ka qenë një moment i pastër gëzimi familjar.
“Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time. E di që ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot ia kam siguruar familjes të ardhmen. Faleminderit Zotit!”, shkruan ai.
Uzuni thekson se nuk ka bërë asgjë të gabuar, duke kujtuar sfidat e së kaluarës dhe rrugën e mundimshme drejt suksesit:
“Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe. Çfarëdo që të bësh, dikush do komentojë. Unë vetëm bëra atë që ndjeva.”
Në fund të mesazhit, ai falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur:
“Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes! Gëzimë paçi në familjet tuaja! Me respekt, familja Uzuni.”
ks


