8
Kastriot Lleshi, i njohur si Kaci, është një nga frizerët më të njohur në vend, me bashkëpunime të shumta me emra të estradës.
Ai vazhdon të krijojë stile të reja dhe të kujdeset për pamjen e shumë artisteve, ndër to edhe këngëtares Yllka Kuqi, shkruan “Kosovarja”.
Yllka dhe Kaci janë bashkëpunëtorë të vjetër dhe njëkohësisht miq të mirë, të dy me prejardhje nga Gjakova.
Modeli dhe ngjyra e fundit e flokëve të Yllkës, e realizuar nga Kaci, ka marrë vëmendje të veçantë. Pamja e re i jep këngëtares freski dhe elegancë, ndërsa krijon një stil modern që përputhet me shijen dhe imazhin e saj artistik.

ks


