Floktari i njohur Kaci, i ftuar në “Shok Podcast” të Fis Junikut, ka bërë një zbulim interesant që ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave të “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë bisedës, ai ka zbuluar se ka marrë një ftesë për të marrë pjesë në sezonin e ri të spektaklit të njohur televiziv, por ka zgjedhur të mos pranojë ofertën.
Duke folur në emision, Kaci ka rrëfyer arsyet që e shtynë të refuzojë ftesën: “E di që nuk do të mund të qëndroja brenda, dhe mendoj se publiku do ta nxirrte shumë shpejt”.
Ai ka shtuar se si një person publik që është shumë i njohur në mjediset e tij, mund të ndihej i pakëndshëm në një ambient të tillë të izoluar dhe të mbikëqyrur nga kamerat gjatë gjithë kohës.
Gjithashtu, Kaci ka komentuar edhe për disa nga banorët që janë brenda së momentit, duke treguar simpatinë e tij për Blerandon dhe Lumbardhin, të cilin e ka shokun e tij.
“Ka filluar të më pëlqejë Blerando”, është shprehur ai. Sipas tij, një prej kontributëve më të rëndësishëm që ka bërë në suksesin e këtij sezoni është pjesëmarrja e Edona James.
“Pa Edona James, ky Big Brother nuk do të kishte shkëlqimin që ka”, ka shtuar ai, duke vënë në dukje se personaliteti i saj i ndritshëm dhe i jashtëzakonshëm ka qenë thelbësor për atmosferën e shtëpisë.
Refuzimi i Kacit për të marrë pjesë në “Big Brother VIP Kosova” është një dëshmi e respektit që ai ka për veten dhe zgjedhjet e tij personale. Duke u qëndruar besnik ndaj vlerave dhe preferencave të tij, ai tregon se jo gjithmonë fama dhe dukshmëria ndaj publikut janë prioritetet kryesore në jetën e një individi.