Lajme

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Njohësi i zhvillimeve në ShBA, Flamur Kaçiu ka thënë se publikimi i dosjeve Epstein është një goditje e rëndë për sistemin demokratik dhe kapitalist për shkak të përfshirjeve të një elite të tërë në një grup që ka kryer krime kundër njerëzimit.

Sipas tij, është e çuditshme që këto dosje nuk janë publikuar në kohën e administratës së Biden.

Kaçiu në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se efektet e këtyre dosjeve do të shihen në nëntor pas zgjedhjeve miderm.

“Është një ‘shok’ i vërtetë për sistemin demokratik dhe kapitalist poashtu. Besoj që do të ketë pyetje shumë të forta lidhur me sistemimin liberal-demokratik dhe kapitalizmin, për shkak se janë përfshirë një elitë e tërë e një grupi që ka bërë krime kundër njerëzimit”, ka thënë Kaçiu.

Ai ka thënë se kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer  mund të jetë “viktima” e parë e këtyre dosjeve, pasi ambasadori që ai e vendosi në ShBA është një nga personat më të përfshirë në këtë rast.

“Ambasadori i Britanisë në ShBA, i vendosur nga kryeministri aktual Starmer, ka dal të jetë një nga personat më të infiltruar në komunikim dhe bashkëpunim. Ka shumë mundësi që kryeministri britanez të jetë viktima e parë e dosjeve. Ka shumë mundësi që ditët e ardhshme mund të jap dorëheqje ose të votohet për largim nga deputet të partisë së tij”, është shprehur ai.

Kryeministri britanik, Keir Starmer u ka kërkuar falje viktimave të Jeffrey Epstein për emërimin e Peter Mandelson si ambasador të Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht lidhjeve të ngushta të diplomatit me abuzuesin e ndjerë seksual.

Të Ngjashme