Spektakli i BBVK ka sjellë një zhvillim të ri ndërmjet banorëve Kader dhe Lumbardh që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Pas shfaqjes së një videoklipi në të cilin Lumbardhi shihet teksa ndërmerr të njëjtat veprime me të dyja vajzat, Albyn në fillim dhe më pas me Kaderin, debati nisi menjëherë në Prime.
Situata mori një kthesë pasi Alby vendosi të tërhiqet nga ngjarjet, duke u shprehur se do të bëjë një hap prapa për të lejuar njohjen më të mirë mes banorëve.
Ndërkohë, siguria e Kaderit në ndjenjat e saj erdhi në pah kur në një bisedë mbi këtë çështje ajo rrëfeu: “Më tha Lumi po më pëlqen, edhe unë i thashë që më pëlqen, dhe mundemi me folë më u njoftu.”
Kur Aladini e pyeti për dinamikën mes tyre dhe nëse pëlqehen, Kaderi konfirmoi ndjenjat e saj në mënyrë të kthjellët, duke thënë: “Ashtu diçka”, duke pohuar pëlqimin për Lumbardhin.