Shëndetësi

Kafeja ju sjell një përfitim shumë të rëndësishëm në zorrë

Kafeja është e njohur për vetitë e saj antioksidante dhe anti-inflamatore dhe ka përfitime të shumta për shëndetin, nga mbështetje për mendjen e qartë, reduktimi i inflamacionit, shëndeti i zemrës dhe lehtësimi i dhimbjeve pas stërvitjes.

Një studim i ri tregon një përfitim tjetër të kafesë, ku ajo ndihmon në rritjen e baktereve të dobishme në zorrë. Studiuesit ndanë 22,867 njerëz në tri grupe, ata që pinë shumë pak kafe, ata që pinë mesatarisht dhe ata që pinë shumë kafe. Ata që pinë shumë kafe kishin nivele të larta të një bakteri të dobishëm, L. asaccharolyticus.

Kjo tregon se kafeja mund të ketë një ndikim pozitiv në shëndetin e zorrëve, duke ndihmuar në rritjen e baktereve të mira.

Sipas mjekut Michael Caplan, mikrobioma e zorrëve është shumë më e rëndësishme nga sa mendohej dhe bakteret e dobishme janë kyçe për shëndetin tonë të përgjithshëm. Ai shpjegon se nuk është vetëm kafeina që rrit bakteret e dobishme, por edhe kafeja pa kafeinë ka efekte pozitive për zorrët, për shkak të polifenoleve që ushqejnë dhe nxisin rritjen e baktereve të mira. Syri.net-iefimerida.

Të Ngjashme