Lajme

Kallëpe dhe enë nga periudha e bronzit, zbulime të reja arkeologjike në Suharekë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se në afërsi të Hisarës në Suharekë janë gjetur disa kallëpe për prodhimin e stolive dhe enëve.

Sipas njoftimit, këto zbulime janë dëshmi e vazhdimësisë së popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit.

“Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit”, thuhet më tej në njoftim. /teve1.info/