33
Me 59 vota për ka kaluar në lexim të parë Projektligji për Buxhetin e vitit 2025, raporton Gazeta Sinjali.
Për këtë projekligj kanë votuar 61 deputetë, dy prej të cilëvë abstenuan.
Ndërkohë, Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që votimi i dytë për Projekligjin e Buxhetit për vitin 2025, të bëhët më 21 nëntor.
Këtë kërkesë e kanë kundërshtuar partitë opozitare në Kuvend.
Buxheti për vitin 2025 do të 3.6 miliardë euro ose për 9 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti.
Gjatë prezantimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se projektbuxheti është “historik”.
Ndryshe, shqyrtimi i sotëm ishte i pari në Kuvendin e Kosovës.
Projektbuxheti duhet të dalë edhe në shqyrtim të dytë, ndërsa në raste të caktuara del edhe në të tretin.
Ai duhet të miratohet më së largu deri në fund të këtij viti.