ShowBizzz

“Kalova një kohë të mrekullueshme me ty”/ Sylvester Stallone poston postimin prekës pas ndarjes nga jeta të Chuck Norris

Aktori i njohur Sylvester Stallone ka bërë një postim prekës për ndarjen nga jeta të Chuck Norris.

Stallone publikoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke kujtuar kohën që kaluan së bashku gjatë xhirimeve të filmit The Expendables 2.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Norris ishte një përvojë e veçantë dhe e paharrueshme.

Në mbishkrimin e postimit, aktori shkroi:

“Kalova një kohë të mrekullueshme duke punuar me Chuck-un. Ai ishte amerikan në çdo aspekt. Ai ishte një njeri i shkëlqyer. Ngushëllimet e mia familjes së tij të mrekullueshme.”

Chuck Norris, siç njoftoi familja e tij, ndërroi jetë në moshën 86 vjeç, ndërsa disa orë para vdekjes ishte dërguar në spital pas një urgjence, pa dhënë detaje rreth problemit shëndetësor me të cilin po përballej.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone)

Të Ngjashme